Policia e Kosovës në Ferizaj ka realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e të dyshuarit E.B i moshës 54-vjeçar, ku janë gjetur e më pas janë konfiskur:
-një armë zjarri pushkë automatike me 139 fishekë dhe një tjetër armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë.
Kjo erdhi pasi sot rreth orës 10:00 stacioni policor në këtë komunë ka pranuar një informacion se në një fshat të Ferizajt është një rast i kanosjes.
Me vendim të prokurorit rasti po hetohet dhe është cilësuar ” Dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.