Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka dhunuar një grua në Vushtrri.
Sipas PK-së, i dyshuari që është i mitur është arrestuar rreth orës 21:00, raporton Zeri.info.
Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës, teksa detajet u dhanë në raportin 24-orësh.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull, i panjohur për të. Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet për ekzaminime mjekësore”, thuhet në raport.