Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë lënduar rëndë të mërkurën derisa kanë qenë duke punuar. Bëhet fjalë për dy raste të ndara, në Prizren dhe në fshatin Krushë të Vogël të kësaj komune.
Personi që ka marrë lëndime trupore derisa ka qenë duke punuar në fshatin Krushë të Vogël ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Ndërsa viktima tjetër është lënduar pasi është rrëzuar derisa ka qenë duke punuar në kompani ndërtimi.
Personi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa të dy rastet janë në procedurë hetimore.