Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Brenda një ditë janë shënuar tri raste të dhunës në familje në Kosovë.

Sipas policisë një rast ka ndodhur në Prishtinë, një në Graqanicë dhe një në Mitrovicë.

Raporti i plotë nga policia e Kosovës:

·Prishtinë 26.07.2023 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur vajzën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·Graqanicë 28.07.2023-10:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuar mashkull kosovar, ka ushtruar  dhunë psikike ndaj saj. Njësiti policor e ka arrestuar të dyshuarin të cilit i është bërë  alkool-testi dhe ka rezultuar 1.06 promilë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurës së rregullt.

-Mitrovicë 28.07.2023 – 09:07. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti pas një zënke çasti që kishte me familjarët e tij, kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat