Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, kanë njoftuar se është arrestuar një i dyshuar, pasi në një aheng familjar, dyshohet se ka gjuajtur disa herë me armë.
Në raportin e Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 29 gëzhoja të pistoletës, një predhë dhe nëntë(9)gëzhoja të pushkës gjysmë automatike të cilat janë konfiskuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 29 gëzhoja të pistoletës, një predhë dhe nëntë(9)gëzhoja të pushkës gjysmë automatike të cilat janë konfiskuar. I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë me një karikator dhe një pushkë gjysmë automatike”, thuhet në raportin e PK-së.