Tre burra kanë hyrë në një market në magjistralen Prishtinë – Ferizaj dhe nga arka kanë grabitur para të gatshme dhe sasi të cigareve.
Sipas policisë, njëri ishte me armë Ak/47 ndërsa tjetri me çekan.
Rasti po hetohet si grabitje.
“Magjistralja Prishtinë -Ferizaj 30.07.2023-21:42 Tre të dyshuar meshkuj , njëri nga ta me një armë AK/47 dhe tjetri me një çekan kanë hyrë në një market ku nga arka kanë grabitur para të gatshme dhe një sasi të cigareve . Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë trajtuar stafin e marketit të cilët ishin të shqetësuar . Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.”