Është arrestuar një person në Deçan të dielën pasi që dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
Për sulm ndaj bashkëshortes është arrestuar edhe një person nga Ferizaj mbrëmjen e së shtunës.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.