Mbi 7 mijë persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidente trafiku që kanë ndodhur në periudhën janar – qershor 2023.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për gjashtë muaj kanë ndodhur 35 aksidente fatale, ku 40 persona kanë humbur jetën.
Gjatë kësaj kohe numri i aksidenteve me persona të lënduar është 3 mijë e 782, ku janë lënduar gjithsej 7 mijë e 247.
Kurse, tiketa trafiku janë shqiptuar 309403./Telegrafi.
Sa i përket të dhënave për muajin korrik, Policia bëri të ditur se ende nuk kanë numrin e plotë. Por, që vlen të ceket që për gjatë kësaj kohe kanë ndodhur numër i madh i aksidenteve trafiku, ku shumë prej tyre ishin me fatalitet.
Policia në vazhdimësi është duke bërë thirrje që qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit.