Voziti nën ndikim të alkoolit, i merret patentë shoferi për gjashtë muaj

Kronikë e zezë

Voziti nën ndikim të alkoolit, i merret patentë shoferi për gjashtë muaj

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Një person në Vushtrri është dënuar me gjashtë muaj heqje të patentë shoferit, pasi që e ka vozitur veturën nën ndikim të alkoolit.

Përpos kësaj mase, policia e ka gjobitur atë edhe me 200 euro si dhe dy pikë negative.

Poashtu, forcat e rendit kanë treguar edhe për sasinë e alkoolit të konsumuar nga ai pas kryerjes së testit.

“Gjatë kontrollit të dokumenteve shoferit i është matur alkooli me alkool test që ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit prej 0.62 promil”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat