Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar tri armë dhe një sasi narkotikësh në Prishtinë.
Sipas njoftimit, njësiti për Reagim të Shpejtë në Prishtinë, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, po vazhdon kontrollet rutinë të automjeteve në lokacione të ndryshme.
“Zyrtarët e NjRSh-së, gjatë fundjavës në pika kontrolli kanë gjetë dhe sekuestruar tri armë si dhe një sasi të narkotikëve të llojit marihuanë”, thuhet në njoftim të policisë.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse dhe ndaj tyre janë kryer procedurat e nevojshme policore.