Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes autobusit dhe veturës në Gllarevë të Klinës.
Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës tha se të lënduarit janë dërguar pë trajtim mjekësor.
“Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, tha Gashi.
Ai theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin.