Të martën pasdite është arrestuar një person në Drenas për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Përveç lëndimit, i dyshuari kishte gjuajtur dhe dëmtuar xhamin e traktorit të viktimës.
Me vendim të prokurorit rasti është hapur si, lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme.
I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa me rastin po vazhdon të merret njësiti i hetimeve në Drenas.