Një shtetase e Argjentinës ka vdekur në QKUK për shkak të lëndimeve të marra të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga rënia nga një objekt në Fushë Kosovë. Mësohet nga burimet brenda policisë se mosha e viktimës është 27 vjeç.
Rasti në polici është hapur si “vrasje” dhe është arrestuar i dyshuari shtetas i Zvicrës i cili ka qenë duke qëndruar së bashku me viktimën.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore.