Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka arritur të identifikojë dhe lokalizojë vendqëndrimin e të dyshuarit H.R i cili jeton dhe vepron përkohësisht jashtë Kosovës.
Ai ishte i kërkuar nga ana Policisë së Kosovës me dyshimin për përfshirje në rastin “Shpërdorim i pasurisë së huaj’’.
Sipas Policisë, i njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ku janë gjetur prova të qëndrueshme se i dyshuari në fjalë është i involvuar në këtë rast.
Në lidhje me këtë është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në Prokurorinë Themelore në Prizren.
Ndërsa Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka falënderuar mediat dhe qytetaret në ofrimin e ndihmës për identifikimin e personit të lartcekur.