Dy gjakovarë të dehur sulmojnë njëri tjetrin

Kronikë e zezë

Dy gjakovarë të dehur sulmojnë njëri tjetrin

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Gjakovë pasi të njëjtit në gjendje të dehur kishin sulmuar njëri tjetrin, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje në mesnatë rreth orës 02:37.

Raporti i plotë:

“Gjakovë 03.08.2023 – 02:37. Dy meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se në gjendje të dehur kishin sulmuar njëri-tjetrin duke pësuar lëndime trupore. Pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat