Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur ditën e shtunë në Viti.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar njëri nga drejtuesit dhe gjashtë pasagjerë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar për shtëpi”, njofton Policia.