Një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Vushtrri, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Gjatë patrullimit të policisë në rrugën Faruk Beqiri, është ndaluar vetura e dyshuar me targa vendore dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë me 15 fishekë, një shufër metali, një palë dorëza, një kapelë maskë e zezë, një mjet i mprehtë brisk.
Pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje
Vushtrri , 07 gusht 2023
Gjatë natës së datës 7 gusht 2023, Policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë rreth orës 03:00, në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri, në kohën kur një njësi patrulluese në një pikë kontrolli ka ndaluar për kontrolle veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari në posedim të kundërligjshëm janë gjetur dhe konfiskuar:
- një (1( armë e llojit “pistoletë’ me 15 fishekë
- një shufër metali
- një palë dorëza
- një kapelë maskë e zezë
- një mjet i mprehtë brisk
Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është inetrvistuar B.B., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ”mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.