Një person ka raportuar se kishte hasur në një aksident trafiku dhe kur i kishte pyetur palët nëse kanë nevojë për ndihmë, njëri prej tyre e ka kanosur verbalisht dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
“KANOSJE- Rr. Liman Reka, Ferizaj 06.08.2023-15:00:
Ankuesi mashkull kosovar kishte hasur në një aksident trafiku në rrugë dhe kur kishte pyetur palët nëse kanë nevojë për ndihmë, një i dyshuar mashkull kosovar, pasagjer në njërën nga veturat e involvuara në aksident e kishte kanosur verbalisht ankuesin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti nën hetime.”