Një grua nga fshati Isniq në orët e hershme të së hënës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Deçan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet.
“Rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi.