Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Kronikë e zezë

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Në Kosovë brenda 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, bën të ditur Policia e Kosovës.

Këto raste të dhunës kanë ndodhur në Shtime, Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, si dhe Prizren.

Nga të gjitha rastet e raportuara mbi dhunën, veç dy rasteve ku të dyshuarit, janë liruar me procedurë të rregullt.

Rastet e tjera janë dërguar në mbajtje dhe janë duke u hetuar nga njësitë relevante.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat