Në Istog një shtetase e Shqipërisë dyshohet se u mbajt e mbyllur në veturë për 4 orë

Kronikë e zezë

Në Istog një shtetase e Shqipërisë dyshohet se u mbajt e mbyllur në veturë për 4 orë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Një kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka mbajtur për katër orë të mbyllur në veturë një grua të Shqipërisë.

Sipas policisë, gruaja ishte futur dhunshëm në veturë.

I dyshuari pas intervistimit është lriuar, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Istog, 09.08.2023 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar  pasi i njëjti dhunshëm e kishte futur në veturën e tij viktimën femër shtetase të Shqipërisë. Pasi e kishte mbajtur viktimën në veturë për rreth 4 orë, të njëjtën e kishte liruar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat