U kap duke vjedhur ‘Rio Mare’ te ‘Tregu Group’ në Prishtinë, 38-vjeçari përfundon në pranga

Kronikë e zezë

U kap duke vjedhur ‘Rio Mare’ te ‘Tregu Group’ në Prishtinë, 38-vjeçari përfundon në pranga

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Vjedhjet e grabitjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa private, lokale biznesesh e shitore të ndryshme, janë shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë. Të dyshuarit në të shumtën e rasteve arrijnë që fillimisht të arratisen nga duart e drejtësisë.

Një rast i tillë kishte ndodhur disa ditë më parë në shitoren ‘Tregu Group’ në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ku një klient kishte marrë pa paguar gjashtë komplete me konserva me peshk tuna ‘Rio Mare’.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është zbuluar nga kamerat e sigurisë, teksa sipas menaxherit të shitores, dëmi kap vlerën e rreth 65 eurove.

I dyshuari është identifikuar dhe gjatë ditës së djeshme është arritur që të arrestohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 38-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat