Një rrahje brutale ka ndodhur këtë javë në komunën e Istogut. Një bashkatdhetar derisa ishte në veturë me gruan e tij sulmohet nga katër persona. Media mëson se personat që kanë kryer rrahjen janë katër vëllezërit Visoqi nga Istogu të cilët janë arrestuar.
Burimet e njëjta thanë se ata janë: Albert Visoqi, Arben Visoqi, Egzon Visoqi dhe Nderim Visoqi.
Katër vëllezërit janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës me urdhër të prokurorisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/August/10/auto_e21691666800.png)
Prokurori i rastit Muharrem Bajraktari ka konfirmuar arrestimin e tyre duke mos dhënë më shumë detaje.
“Janë ndaluar për 48 ore”, tha ai.
Ndryshe, merret vesh se arsyeja e rrahjes dyshohet të ketë lidhje me një hakmarrje mes tyre që para dy viteve.