Një person është arrestuar në fshatin Godanc të Shtimës, pasi i njëjti dyshohet se kishte gjuajtur me armë në aheng familjarë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës zjarrit.
Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tri revole me gas,një armë AK-47 dhe 201 copë fishekë.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.