Arrestohen dy të dyshuar që bënin shitblerjen e substancave narkotike në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar që bënin shitblerjen e substancave narkotike në Prizren

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:12
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në Prizren, gjatë patrullimit ka arrestuar në flagrancë dy të dyshuar, të cilët po bënin shitblerjen e substancave narkotike.

“Nga të njëjtit si prova materiale janë sekuestruar: 1.11 gram narkotikë të llojit kokainë, 275€ para, një motoçikletë dhe dy telefona mobil”, njofton Policia.

Policia  njofton se  gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur pesë tableta të llojit amfetaminë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 11.08.2023-00:05. Policia gjatë patrullimit ka arrestuar në flagrancë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët po bënin shitë-blerjen e substancave narkotike. Nga të njëjtit si prova materiale janë sekuestruar: 1.11 gram narkotikë të llojit kokainë, 275€ para, një motoçikletë dhe dy telefona mobil. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur pesë (5) tableta të llojit amfetaminë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat