Logopedi në Podujevë dyshohet se e kapi për flokësh të miturën, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Logopedi në Podujevë dyshohet se e kapi për flokësh të miturën, arrestohet i dyshuari

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një nënë ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është kapur për flokësh nga një logoped.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Viktima po trajtohej te logopedi.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Podujevë 12.08.2023-11:30.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ndaj vajzës së saj të mitur ishte ushtruar dhunë fizike (kapur për flokësh)  nga logopedi,  i dyshuari mashkull kosovar ku ishte duke u trajtuar viktima. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat