Një qytetar serb i cili po drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit ka përplasur një polic i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Soqanicë të komunës së Zveçanit mbrëmjen e së shtunës pas orës 22:00.
Oficeri policor ka pësuar lëndime trupore për çka është detyruar të pranojë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.