Dyshohet për vjedhje të rëndë dhe mashtrim, arrestohet 32-vjeçari në Gjilan

Kronikë e zezë

Dyshohet për vjedhje të rëndë dhe mashtrim, arrestohet 32-vjeçari në Gjilan

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në katër raste të veprave penale ‘Mashtrim’ dhe ‘Vjedhje e rëndë’.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se i dyshuari është K.S., 32-vjeçar dhe ai dyshohet se rastet në fjalë i ka kryer gjatë muajit gusht.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 15.08.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojë dy të dyshuarin K.S. (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar shqiptar). Arrestimi i tij është bërë pasi që për të njëjtin janë gjetur prova materiale se ka qenë i përfshirë së paku në katër raste të veprave penale si ,,Mashtrim’’ dhe ,,Vjedhje e rëndë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajit gusht në qytetin e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ai është ndaluar për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat