Me datën 14.08.2023, Stacioni Policor në Junik është informuar nga ankuesi se në shtëpinë e tije kishte ndodhë një vjedhje.
Në vendngjarje, njësitë relevante të Stacionit Policor Junik kanë dalë dhe kanë takuar viktimën, i cili i ka informuar policinë se i është thyer shtëpia dhe i janë vjedhur shumë e madhe parash dhe ari.
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Pejë, pas një pune operativo hetimore kanë arrit ta identifikoji dhe arrestoji të dyshuarin.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën penale.
– N. V. i lindur 1959.
Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave si dhe ari i vjedhur. Po ashtu edhe mjeti me të cilën është kryer vepra penale e vjedhjes së rendë është gjetur dhe sekuestruar.
Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48- orë.
Rasti ende vazhdon të hetohet.