Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Si pasojë lëndime kanë marrë 14 persona. Në aksident janë përfshirë 4 vetura.
Të lënduarit kanë pranuar edhe tretman mjekësor.
“Rruga Prishtinë-Gjilan 15.08.2023-20:00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra kosovare dhe 7 meshkuj kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, njofton Policia.
Ditëve të fundit është shtuar numri i aksidenteve në trafik, teksa Polica ka apeluar për kujdes të shtuar.