Një person në Kamenicë ka raportuar të martën në polici se derisa ishte duke kryer disa punime, ka hasur në dy shishe plastike me 181 copë fishekë.
Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore.
Raportohet se nga njësia e forenzikës është bërë tërheqja e mjeteve.
Rasti është nën hetime.