Policia e Kosovës njofton se të martën në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj është raportuar se e dyshuara femër duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin.
Ajo i ka shkaktuar atij lëndime trupore.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërsa rasti është nën hetime.