Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç.
Në aksident ishin të përfshirë dy automjete.
Kështu bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.