Sektori Rajonal i Hetimeve dje ka pranuar një informacion se një person në rrjetin social ‘’Sanapchat’’ kishte postuar një armë zjarri.
Hetuesit rajonal, në bashkëpunim me policët hetues të stacionit në Kaçanik, i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.
Të njëjtit kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar V.SH, 18 vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik.
I dyshuari, pas intervistimit, është liruar, teksa arma-pistoletë i është konfiskuar nga organet e rendit.
Rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje”.