Policia në Pejë ka njoftuar se në vazhdën e planit operativ “Goditja”, sot është arrestuar një person.
Atij i janë gjetur dhe sekuestruar:
2 sprej OC Body Guard,
katër elektroshokë Dimming Light,
thika dhe boksa metalikë.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё të rregullt.