Një femër është raportuar e zhdukur në Prishtinë.
Ankuesja femër ka raportuar në polici se viktima femër ka dalë nga shtëpia me datën 10 gusht dhe se ende nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Ankuesja femër kosovare me datën 17.08.2023 ka raportuar se viktima femër kosovare me datën 10.08.2023 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.