Prishtinë: Për 24 orë, nëntë persona shoqërohen në polici për drogë

Kronikë e zezë

Prishtinë: Për 24 orë, nëntë persona shoqërohen në polici për drogë

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ka shoqëruar në stacion policor nëntë persona.

Kjo pasi të njëjtëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi e lëndëve të ndryshme narkotike, e llojit marihuanë dhe kokainë.

“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, gjatë 24 orëve të fundit, në raste dhe lokacione të ndryshme, ka shoqëruar 9 persona të dyshuar të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa bëhet e ditur se, pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre është iniciuar rast për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat