Gjatë dhjetë ditëve të zbatimit të Urdhrit Operativ ‘GODITJA’, janë arrestuar 122 persona dhe janë konfiskuar 43 armë.
Policia e Kosovës njofton se gjatë dhjetë ditëve të zbatimit të Urdhrit Operativ ‘GODITJA’, janë realizuar 4 mijë 402 Pika Kontrolli për Automjete, 1314 prej tyre me radarë dhe alool-test.
Poashtu janë kontrolluar 25 mijë e 323 vetura, janë kontrolluar 353 lokale dhe janë arrestuar 122 persona, prej tyre 38 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 43 armë.
“Edhe ditëve në vazhdim do të jetë në zbatim urdhri në fjalë dhe do të vazhdojnë aktivitet e policisë në zbatim të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.