Lëndohet rëndë një i mitur në rrethana të panjohura në Prizren

Kronikë e zezë

Lëndohet rëndë një i mitur në rrethana të panjohura në Prizren

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Një i mitur në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:30 në fshatin Hoqë e Qytetit, në Prizren.

Po ashtu në raport thuhet se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Viktima mashkull  kosovar i mitur, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat