Një person është arrestuar mbrëmë në Mitrovicë.
I njëjti në lokalin e tij është hasur duke zhvilluar lojëra të fatit.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar pajisje të lojërave të fatit (bixhozit).
Sipas Policisë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.