Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vepra penale ka ndodhur në muajin Gusht, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë të premten në Prizren.
Po ashtu në raport thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren, gusht 2023. Lidhur me rastin me 18.08.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e lart-cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.