Një burrë nga Peja e ka njoftuar Policinë e Kosovës se nuk ka njohuri për vendndodhjen e gruas së tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ajo është larguar nga shtëpia më datë 18 gusht.
“Më 19.08.2023 një mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia.
Nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raport.