Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Konkretisht fshatin Besi të Podujevës.
Sipas qytetarëve të cilët kanë njoftuar KosovaPress-in, ka persona të lënduar rëndë.
Ndërkohë, kolonat kanë arritur deri në tri kilometra.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ajo ka konfirmuar se janë lënduar katër persona ndërsa kanë qenë tri automjete të përfshira në aksident.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë.
Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”