10 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Vushtrri

Kronikë e zezë

10 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Vushtrri

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 08:59

10 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, ku kanë mbetur të lënduar 10 persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është në procedurë hetimore.

Raporti i plotë:

Fsh. Novolan, Vushtrri 20.08.2023-17:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes tre automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 10 (dhjetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat