Ferizaj, u lëndua pasi e ndezi aksidentalisht bombolën e gazit

Kronikë e zezë

Ferizaj, u lëndua pasi e ndezi aksidentalisht bombolën e gazit

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Një person është lënduar në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj pasi ka thënë se nga pakujdesia ka ndezur bombolën e gazit dhe si pasojë është zgjeruar flaka.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësitë relevante policore, KEDS-it dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Lëndime trupore ka pësuar viktima dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti në procedurë hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat