Arrestohet prishtinasi - policia i gjeti marihuanë, armë e fishekë

Kronikë e zezë

Arrestohet prishtinasi - policia i gjeti marihuanë, armë e fishekë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në rrugën “Besnik Restelica” në Prishtinë, pasi gjatë  kontrollit në afërsi të shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime me peshë 12.4 gram me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Policia bënë të ditur se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 68.5 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë,  tre peshore digjitale, një pistoletë me 7 fishekë, dy grinder për bluarjen e marihuanës, një telefon celular dhe 150 euro para të gatshme.

Gjatë operacionit policor në vendngjarje është paraqitur edhe  i dyshuari tjetër mashkull kosovar te i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar 1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat