Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona në Vitomiricë të Pejës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, shtatë persona janë arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.
Të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Raporti i plotë:
LËNDIM TRUPOR
Fsh. Vitomiricë, Pejë 20.08.2023 – 23:30. Janë arrestuar 7 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin përfshirë në një rrahje mes vete. Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.