Policia konfiskon një armë zjarri në Skenderaj

Kronikë e zezë

Policia konfiskon një armë zjarri në Skenderaj

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:25
Policia

Policia ka njoftuar se mbrëmë kanë konfiskuar një armë zjarri te një person në Skenderaj.

“Në cilësi  të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit “ Zoraki”, një karikator i zbrazet, 40 fishek dhe 15 gëzhoja.  Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari J.SH., 38 vjeçar,  shtetas i Republikës së Kosovës.”

Konfiskimi i armës, sipas policisë, është bërë mbi dyshime të bazuara që dje me datën 21 gusht 2023 në orët  e mbrëmjes në fshatin Llaushë, në shtëpinë  e të dyshuarit J.SH., 38 vjeçar,  kishte aheng dhe kishte pasur të shtëna, ku në vend të ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat