Të shtunën mbrëma Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në lagjen Kodra e Trimave.
I arrestuari dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve.
Burime të medias bëjnë të ditur se i dyshuari ka tentuar të shkelë me veturë një zyrtar policor, për çka është rrahur më pas nga njësiti që i vuri prangat në duar.
Rasti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Media që nga dje ka kontaktuar Policinë e Kosovës për këtë rast, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.