Vushtrriasi tenton ta detyrojë gruan të kthehet në shtëpi pasi shkoi te vëllai i saj, por ja si veproi ajo

Kronikë e zezë

Vushtrriasi tenton ta detyrojë gruan të kthehet në shtëpi pasi shkoi te vëllai i saj, por ja si veproi ajo

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Për shkak të telasheve, një çift nga Vushtrria kanë përfunduar dje në stacion policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se burri dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte larguar nga shtëpia për shkak të problemeve.

Viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka raportuar se burri i saj ka tentuar ta detyrojë që të kthehet në shtëpi me forcë. 

Si rezultat i denoncimit, Policia ka intervenuar, por i dyshuari kishte arritur të ikë nga vendi i ngjarjes.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për kapjen e të dyshuarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat